Lind për herë të parë fëmija pa gjini nga një burrë

Një burrë transgjinor ka lindur një fëmijë të shëndetshëm, pesë vite pas fëmijës së parë që e bëri kur jetonte si femër. 30-vjeçari, Kaci Sullivan nga Shtetet e Bashkuara është personi i parë në botë që ka lindur fëmijë kur jeton si mashkull dhe femër. Ai ka një fëmijë të vogël, 5-vjeçarin Grayson me ish-bashkëshortin. Phoenix lindi një foshnje të shëndetshme me anë të metodës cesariane, me peshën 4 kg. Partneri i tij, Steven e ka mbështetur në çdo moment dhe kanë vendosur të mos i zgjedhin gjininë derisa të arrijë moshën për të zgjedhur seksualitetin që dëshiron. Sullivan tregon se ka marrë shumë vëmendje kur ishte shtatzënë, përfshirë disa akuza në rrjetet sociale por dëshironte të thyente tabu rreth prindërve transgjinore. “Momenti që fëmija erdhi në jetë dhe e dëgjoja duke qarë është i papërshkrueshëm. Është e pabesueshme të mendoj që unë e kisha këtë foshnje të vogël. Pas 26 javësh dhimbje në mëngjes dhe 7 ditëve dhimbje nga lindja, ishte moment shumë i bukur. Ne jemi të lumtur dhe mirënjohës që e shijojmë gjithçka si një familje”, tha ai për Independent.

SHKARKO APP