Lindi me gjysmë fytyrë, 30-vjeçares i rikthehet shpresa për të jetuar
Një avokate nga Sllovania ka lindur me gjysmë fytyrë dhe është “personi më i lumtur në botë”, teksa arrin fundin e operacionit të ndryshimit të jetës. Ivanka Danisova, 30 vjeç, nga Bratislavë, më në fund është në gjendje të dëgjojë dhe të përtypë në anën e djathtë të fytyrës së saj, pasi ka kaluar katër operacione të rrezikshme. Ajo ka lindur me sindromën Goldenhar, e cila shkaktoi kocka të pazhvilluara në anën e djathtë të fytyrës së saj – dhe mjekët kishin frikë se do ta vriste. Por operacioni i fundit, që zgjati 13 orë dhe u krye nga një specialist i njohur në Çikago, i jep asaj shpresë për të jetuar një jetë normale dhe më të plotë. Profesor Russell Reid dhe kolegët kanë rindërtuar anën e djathtë të fytyrës së saj dhe për herë të parë në jetën e saj i është dhënë kocka kraniofacial.