Llogaria juaj në Facebook, Whatsapp, Instagram mund të hakohet, ja çfarë duhet të bëni menjëherë!

Mashtrimi online me rrjetet sociale në Shqipëri sa vjen edhe bëhet edhe më i frikshëm. Një 22-vjeçarë është arrestuar nga policia ditën e sotme për mashtrim kompjuterik.I riu së bashku me një grup prej 11 personash, tashmë të arrestuar, ata kanë hakuar llogari të ndryshme në Facebook, e më pas duke i përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Sipas policisë, bëhet me dije se këta persona u kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare, dhe si rezultat ata kanë përfituar shumë 38.000 euro.
Koha Jonë bën me dije se kjo metodë po ndiqet edhe në rrjetet e tjera sociale, si Tik Tok, Instagram, Telegram, dhe së fundmi edhe në WhatsAPP.

Ajo qe duhet të bëni është të lidhni llogarinë tuaj sociale me numër telefoni dhe e-mail, dhe te aktivizoni të gjitha njoftimet rreth aktivitetit tuaj në këto platforma. Kështu ju do të jeni në dijeni rreth çdo lëvizje të dyshimtë, por gjithashtu do të viheni në dijeni nëse dikush tenton të hakojë llogarinë tuaj. /D.M

SHKARKO APP