“Luzon”, ishulli më i çuditshëm në Tokë?

Ishujt e “Madakaskarit” dhe “Galapagos” mund të jenë shtëpia e disa nga speciet më të rralla në Tokë, por mesa duket çmimi për pasjen e përqëndrimit më të madh të specieve më unike të gjitarëve i shkon ishullit të “Luzon-it” në Filipine. Një studim 15 vjeçar ka dalë në rezultatet se 56 nga speciet e gjitarëve jofluturues që jetojnë në ishull, 52 prej tyre nuk mund të gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Në këtë grup përfshihen “Minjtë e reve” dhe një specie minjsh që jetojnë nëpër pemë me mustaqe super të gjata, bashkë me 28 specie të tjera të identifikuara nga kërkimet në terren. “Ne i filluam kërkimet tona në “Luzon” në vitin 2000, sepse e dinim që shumica e gjitarëve vendas në ishull ishin unikë dhe donim të kuptonim se cilat ishin arsyet që këto specie nuk mund të gjenden në asnjë vend tjetër të botës”, shpjegon Lawrnce Heaney, lideri i projektit. “Luzon” është ishulli më i madh në Filipine, me një hapsirë prej 103.000 kilometra katrorë. Ishulli nuk ka qenë asnjëherë i lidhur me ndonjë tokë kontinentale, si Hawai. Por është të paktën pesë herë më i vjetër, kështu që speciet që kanë ardhur nga Azia kanë evoluar me shumë pak influencë nga jashtë për mijëra vite.

SHKARKO APP