Lypësja fotografohet rastësisht në rrugë dhe jeta i ndryshon tërësisht
14 maj 2016 ishte dita kur i ndryshoi jeta filipinases së re nga qyteti Lukban. Vajza dymbëdhjetë vjeç lypte nëpër rrugë kur u fotografua nga fotografi Topher Kinto Burgos dhe dy vite më vonë Rita Gaviola është aktore dhe modele, e cila ka adhurues të shumtë nëpër gjithë Azinë. Vogëlushja nga fisi vendor Bahau lypte për të ndihmuar prindërit që ta ushqejë familjen. Përveç Ritës, ata kanë edhe pesë fëmijë tjerë. “Ishim të mahnitur me bukurinë e saj”, thotë fotografi Topher Kinto Burgo, ndersa përshkruante se si e kishte parë Ritën për herë të parë. Kishte gjetur këndin e volitshëm dhe e kishte fotografuar. Fotografia ishte shpërndarë nëpër internet me mijëra herë. Përdoruesit e rrjeteve sociale ndienin keqardhje për vajzën dhe filluan të mbledhin para për shkollimin e saj. Mediat gjithashtu u interesuan, dhe kështu ajo u paraqit në “Big Brother” të Filipineve. Ky reality show e ndihmoi të bëhej yll në gjithë vendin. Sot në Instagram e ndjekin 100.000 njerëz. Duke iu falenderuar bukurisë së saj ajo doli nga varfëria. Nën një fotografi ajo ka shkruar: “E mbaj mend shumë mirë kur më kanë fotografuar. Isha pak e frikësuar dhe e trishtuar, sepse nuk po kuptoja çfarë po ndodh. Më së shumti isha e frikësuar mos po më arrestojnë, sepse po lypja nëpër rrugë, por gjithçka doli ndryshe.