Macja e egër sulmon shoferin e kamionit dhe e braktis
Një burrë po pushonte mbrëmjen e së shtunës kur u sulmua nga një mace e egës që e gjakosi dhe e la me shenja. Shoferi i kamionit, Adam Whitehouse nga Queensland tregoi se po rrinte me maçokun e tij 9 muajsh Billy kur u shfaq monstra.
Në një intervistë për Sunshine Coast Daily, Whitehourse e përshkroi kafshën në madhësinë e një qeni të zi me qime të ndritshme. Sulmi ndodhi, pasi pronari po përpiqej të mbronte maçokun e tij. “Ishte macja më e madhe që kisha parë ndonjëherë. Më kapi në pjesën e pasme të muskujve në këmbë dhe nuk largohej.
Unë i kapa bishtin për ta bërë që të shkëputej nga këmba ime, por filloi të më kafshonte krahët”, tha ai. Nipi u përpoq që ta shpëtonte por kafsha e egër nuk ndalej. Pas sulmit ku la gjurmët e saj, macja u largua.