Macja hidhet nga pema 10 metra e lartë, u frikësua kur iu ofrua ndihmë

Një mace në Manchester ka zgjedhur që të hidhet nga një pemë rreth 10 metra e lartë pas tre ditësh pa ushqim.

Në një video të publikuar duket se si një njeri është ngjitur dhe i ka ofruar ndihmë që të futet në një cantë, por frika e bëri që të hidhet poshtë.

Ndërkohë, ajo qëndroi atje për tre ditë dhe netë, por pronari i shtëpisë ku ndodhej pema nuk e dinte se kujt i përkiste kjo mace.

Nuk është bërë e ditur nëse macja ka mbijetuar pasi ka rënë sipër disa shkurreve.

YouTube player

SHKARKO APP