Macja ”masakron” qenin pitbull

Një mace “e çmendur” në Sanish të Kanadasë ka sulmuar shtatë qen pitbullë në mënyrë të papritur. Macja madje ka sulmuar edhe kujdestaren e qenve. Kyla Grover tha se ishte duke shëtitur qentë, kur macja i ka sulmuar ata.

“Jam shokuar kur ndodhi sulmi mbi qentë. Pitbullët ishin në punën e tyre dhe vetëm po shëtisnin. Ata nuk janë treguar të ashpër ndaj maces”, tha Grover, transmeton “CBC News”.

Pronarët e maces thanë se kafsha e tyre është provokuar. Këta të fundit thanë se do të paguajnë faturën te veterineri, për këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama

qen4

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?