Maçoku “pa abone”, udhëton çdo ditë me urban
Ai është maçoku më i dashur në Dorset. Quhet Dodger dhe udhëton përditë me autobusët e transportit publik. Maçoku i kuq 15-vjeçar ulet pas pasagjerëve dhe bën afërsisht 10 milje udhëtim nga Bridport në Charmouth, në Dorset. Ai është një "pasagjer" i rregullt, saqë disa shoferë marrin me vete në punë ushqim për të.
Madje, ata e dinë edhe se çfarë nuk i pëlqen. Në fund të udhëtimit të tij, ai kthehet në shtëpi tek pronari i tij Fee Jeanes. Z. Jeanes, 44- vjeç, shpreson se Dodger në pamje të parë i pëlqejnë autobusët, pasi "janë të ngrohtë dhe me diell".
Pronari i kafshës aventuriere rrëfen se kanë ardhur në këtë lagje para 19 muajsh dhe shtëpia është pranë stacionit të urbanit. “Ai është një maçok i vjetër dhe shumë miqësor. Në fillim, Dodger shkonte tek stacioni i urbanit, pasi njerëzit e ushqenin. Më pas ai nisi të hipte në urban, pasi janë si shtëpi të gjelbërta dhe me diell. Javën e kaluar zbulova se ai udhëtonte deri në Charmouth dhe kthehej. Afërsisht bënte 10 milje udhëtim”, rrëfen pronari i Dodger.
Ai ishte informuar nga vajza e tij, dhe z. Jeanes kishte vendosur ta ndiqte. Ai mësoi itinerarin e Dodger, dhe kur maçoku tenoi të hipte në një tjetër urban, ai informoi shoferin. Por u habit nga përgjigja. Shoferi e njihte maçokun Dodger, pasi ishte i përditshëm. Madje, shoferi i blinte dhe ushqim për kafshë maçokut dhe e ulte në sediljen pranë.