Magjia e Krishtlindjeve, vogëlushja fiton betejën me vdekjen

Një vogëlushe me fat u dërgua në një qendër për fëmijët e sëmurë që të largohej nga kjo jetë duke qenë pranë prindërve të saj, por doli jashtë të gjitha parashikimeve. Gary Clark, 31 vjeç dhe Kayley Newbould, 31 vjeç mbanin vajzën e vogël në dorë, ndërsa prisnin momentin e dhimbshëm pikërisht për festat e Krishtlindjeve. Honey-Rose u diagnostikua me një sëmundje kërcënuese për jetën dhe mjekët nuk i dhanë shpresa për jetën. Pavarësisht kësaj, ajo luftoi dhe duroi tetë orë operacion në betejën e saj. “Është magjike. Po fluturoj, jam shumë e lumtur por ndihem shumë emocionale dhe qaj shumë. Janë lot lumturie”, tha Kayley nga Grimbsy. Kështu të gjithë shijojnë të lumtur Krishtlindjet, ndërkohë që vogëlushja vazhdon të ketë probleme shëndetësore, përfshirë atresinë pulmonare. Prindërit janë lajmëruar që ajo nuk do arrijë të shijojë periudhën e adoleshencës.

 

SHKARKO APP