Mahniten turistët, gjejnë peshkaqenin 3 metra në breg të detit
Një peshkaqen i vdekur është gjetur në bregun e plazhit Bondi në Sidnej. Krijesa 3 metra e gjatë u gjet nga turistët rreth orës 8 të mëngjesin.
I pari që kishte parë peshkaqenin ishte Chris Selby që kishte dalë për të bërë sërf.
“Ishte një peshkaqen i madh poshtë. Menduam se ishte më mirë ta nxjerrim jashtë. Ishte fantastike. Nuk ka shpesh gjëra të tilla në Bondi”, tha ai.
Rojet e plazhit e larguan nga plazhi dhe thanë se brenda trupit të tij kishte mbetur një grep. Besohet se një peshkatar është përpjekur për ta kapur por nuk ia ka dalë për shkak të peshës prej 200 kg.