Majmuni i grisi shaminë vajzës, plas luftë civile mes fiseve

Veprimi i një majmuni ka çuar në vrasjen e 25 personave dhe 65 të tjerë të plagosur.

Kjo është një ngjarje e ndodhur në Sabha, në një qytet në Libi, ku majmuni i grisi shaminë një vajze, duke i gërvishtur edhe fytyrën.

I menjëhershëm ishte reagimi i familjarëve të saj, të fisit Awlad Suleiman, të cilët morën armët dhe vranë tre anëtarët e fisit kundërshtar, së bashku me kafshën. Në ditët në vijim, situata u përkeqësua edhe më tej: këto dy fise u takuan sërish por të armatosur, duke shkaktuar një tragjedi.

Deputeti Ibrahim Mesbah el Hadi tha se situata është shumë e rënduar. “Këshilli Presidencial i ka dërguar tashmë një ekip për të trajtuar të plagosurit dhe është në procesin e dërgimit të një force ushtarake për të ruajtur sigurinë dhe për të ndihmuar liderët fisnore për tu pajtuar”.

SHKARKO APP