Majmuni kafshon modelen live në emision, shikoni reagimin e saj

Një modele është kafshuar nga një majmun gjatë një shfaqje televizive  të drejtpërdrejtë.

Angelique Burgos e njohur si Burbu, ishte ftuar në programin Pegate al Mediodia në Porto Riko. Bjondja po mbante majmunin ndërkohë që moderatori po fliste. Fillimisht ai e vuri 38-vjeçaren në siklet duke iu zvarritur nëpër trup. Duke buzëqeshur ajo i thotë: Ku po shkon?

Modelja e pafat pak sekonda më pas u kafshua nga majmuni i cili e frikësoi shumë.

“Oh ai më kafshoi mua. Unë jam e frikësuar. Ju lutem hiqeni atë ose lëreni vetëm, por bëni diçka me të,”-u shpreh  Burbu.

Mbajtësi i majmunit Milo u përpoq që ta hiqte atë por nuk mundi dot deri sa u shfaq një kujdestar për kafshët dhe arriti ta largojë.

YouTube player

SHKARKO APP