Makina “Fordi” 88 vjeçar në Kosovë
Kuriozitete E Diel, 18 Prill 2021 06:35
I prodhuar në vitin 1936 vetura e tipit Ford është sjellë në Kosovë nga një bashkatëdhetar që jeton në Norvegji.
Por pronarit të kësaj veture 88 vjeçare i kanë dalë telashe me ligjet e Kosovës, pasi një veturë kaq e vjetër nuk mund të zhdoganohet.
Dogana e Kosovës thotë se për zhdoganimin e veturave 'oldtimers' duhet garancion bankar. Naim Xani e solli këtë veturë në Kosovë që të marrë nusen e të birit.