Makina me tulla

Një artist në Kinë ka krijuar një makinë, në madhësinë e një Mercedes-Benz, tërësisht me tulla. Dai Yun, nga provinca kineze Xian, në veri-perëndim të Kinës, e krijoi këtë skulpturë për  parkun “Red Town Creative”  në Shangai.

Makina është krijuar me tulla të kuqe, çimento, çelik dhe materiale të tjera, dhe ka përmasat reale të makinës Mercedes-Benz. Kjo vepër arti nuk tregon vetëm anën e jashtme të makinës, por përfshin edhe ndenjëset e brendshme, timonin dhe  ingranazhet.

Kjo nuk është hera e parë që Dai Yun krijon një skulpturë kaq reale të një makine; në vitin 2011 ai krijoi një BMW me tulla, që sipas tij, vlen 60 mijë paundë.

 

SHKARKO APP