Marrëzia e fundit: Selfie me të vdekurit (foto)

Ka dalë së fundmi një modë e re, e cila si të gjitha modat, është e pazakontë. Madje në këtë rast mund të themi që është krejtësisht e çmendur dhe çnjerëzore.

 Persona të ndryshëm u afrohen trupave të të vdekurve, nëpër ceremoni apo edhe në morgun e spitaleve, për të bërë një selfie, për të cilat jepen edhe çmime në para që shkojnë nga 1000 deri në 5000 rubla (13 deri në 70 euro).

Ky lloj konkursi makabër është shpallur nga rrjeti social popullor që quhet VK, krijuar për një komunitet personash që ftohen për të shkuar në ceremoni varrimesh, duke bërë foto me të vdekurit. 

SHKARKO APP