Masha, macja heroinë që shpëtoi jetën e të porsalindurit

Masha është një mace nga Rusia e cila gjeti një fëmijë të vogël të braktisur në kazanat e plehrave dhe u kujdes për të duke e mbajtur ngrohtë.

Ajo u fut në kutinë ku ndodhej vogëlushi në mënyrë që ta mbronte nga i ftohti ndërsa nisi të mjaullinte për ndihmë.

Siç raporton britanikja Metro, ishte një zonjë që ndodhej pranë kësaj zone e cila dëgjoi Mashën të qante pranë apartamentit të saj.

Teksa shkoi për të parë nëse macja ndodhej në vështirësi, pensionistja 68 – vjeçare Irina Lavrova nuk mundi t’i besonte syve kur pa vogëlushin në plehra dhe macen që qëndronte pranë tij.

Mjekët thanë se fëmija kishte vetëm pak orë që ishte lënë jashtë në të ftohtë dhe falë Mashës ai nuk pësoi dëme nga kjo eksperiencë.

Pas kësaj, banorët e zonës e konsiderojnë Mashën një heroinë të vërtetë.

SHKARKO APP