Mbretëresha e kafshëve e pëson rëndë gjatë sulmit për të vrarë

Është e njohur që luanët janë në krye të zinxhirit ushqimor. Por për një luaneshë, ky moment është gati tragjik dhe fundi i jetës së saj thuaje rrëshqiti nëpër kthetrat e sulmit.

Pamjet janë filmuar në parkun kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut dhe tregon një luaneshë që hidhet në sulm për të vrarë një buall duke qenë kafsha e madhe ishte ndarë nga tufa.

Por, plani i luaneshës nuk shkoi ashtu siç duhej. Kafsha e madhe e hodhi me brirët e saj në ajër dhe e përplasi për dhe duke i shkaktuar disa plagë luaneshës.

Zakonisht, luanët jetojnë në grupe të mëdha dhe sulmet kryhen kryesisht nga femrat, por kjo luaneshë ishte e vetmuar dhe me sa duket donte të krijonte një familje të re.

/

 

SHKARKO APP