“Mbretëresha kobrave”, njihuni me gruan që kujdeset për 1000 gjarpërinj
Gruaja Kobra! Kështu mund të quhet Hu Ksiaokia, e cila rrit gjarpërinjtë në fermën e saj në Cungking.
Ajo ka mbi 1000 gjarpërinj dhe kujdeset për to. Ksiaokia filloi që të merret me këtë punë në vitin 2014 dhe që atëherë ka rreth 1000 gjarpërinj të ndryshëm, përfshirë edhe kobra.
“Çdo mëngjes, pastroj dhomë, kontrolloj temperaturën dhe lagështinë,”-tha Mbretëresha Kobra.
Ajo gjithashtu me anë të gjarpërinjve prodhon verë, që banorët e përdorin si pije mjeksore. Lëkura e kobrës konsiderohet si agjent pastrimi i enëve të gjakur në mjekësinë tradicionale kineze.
“Kobra është një kafshë hiper-toksike. Unë jam në kontakt me ta çdo ditë. Ju duhet të dini se çfarë duhet të bëni nëse ju kafshon,”-tha ajo.