Mbretëresha nuk heq dorë nga ky zakon: 4 gota alkool në ditë
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth duket se e ka shumë të vështirë të heqë dorë nga disa gjëra. Ajo bën çdo ditë të njëjtat gjëra, në të njëjtën orë. Pjesë e kësaj rutine të adhurueshme është edhe alkooli. Siç shkruan The Indipendent, mbretëresha pi të paktën 4 gota alkool në ditë. Secilës prej tyre u ka vendosur orare të caktuara, brenda 16 orarëshit që është zgjuar. Në mëngjes shefi i përgatit një xhin me Dubonnet, një verë e aromatizuar që shoqërohet me shumë akull dhe feta limoni. Në drekë, mbretërehsa pi një gotë verë. Nga ajo që e bën gjakun më të mirë (edhe atë blu). Në darkë pi një martini për t’u çlodhur dhe përpara se të flerë pi një gotë shampanjë! Nuk dimë t’iu themi nëse zakonet e saj janë të këshillueshme për të gjithë. Së pari, mbani në mend që cilësia e të gjitha gjërave që ha apo pi është nga më e mira. Ndryshe nuk shpjegohen 91 vitet e saj.