Mbreti i Norvegjisë merr pjesë në kampionatin botëror të lundrimit

Reputacioni i Harald, mbreti i Norvegjisë, si një marinar i zoti u konfirmua para dy ditesh kur njoftoi se shumë shpejt do të shkojë në Kanada për të marrë pjesë në kampionatin botëror të jahteve tetë metra. Monarku 79-vjeçar ka përfaqësuar Norvegjinë në vitin 1964-1968 dhe 1972 në sportin e lundrimit në Lojërat Olimpike. Ky kampionat do të zhvillohet në muajin gusht në liqenin Ontario, ku mbreti dhe ekipi i tij do të garojnë me jahtin “1938 Sira” që babai i tij, mbreti Olav, kishte garuar më parë.

SHKARKO APP