Mbulon çdo pjesë të trupit me tatuazh, arsyeja është e dhimbshme

Jeta e krimit dhe e shthurjes ka motivuar një burrë në Melbourne për të tatuazhuar çdo pjesë të trupit të tij, duke përshirë edhe sytë.

John Kenney, ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe si një kujtesë e vazhdueshme e jetës së tij të vështirë që filloi me largimin nga shtëpia në moshën 7-vjeçare.

Fitimet e 60-vjeçarit në moshë të vogël vinin nga shishet e zbrazura të qumshtit të lëna në dyert e shtëpive dhe merrte para nga riciklimi i tyre. Në moshën 12-vjeçare u tundua nga droga .
“Po mund të më thërrisni gangster. Unë merresha me drogë, e importoja, shisja.. Ata nuk mund të më kontrollonin.”

Jetesa në rrugë e bëri atë me karakter shumë të vështirë dhe është përdhunuar në moshë të vogël.

Jeta e tij ishte u përfshi në një cikël shkatërrues të krimit dhe kohës pas hekurave.

Në një nga disa rastet ai pretendon se ka tentuar vetëvrasjen.

Magjepsja e tij me tatuazhet filloi në moshën 18 vjeçare, por gjithashtu do të sillte hepatitin C nga një gjilpërë e pistë.

“Unë i kam në çdo pjesë të trupit tim, psikologu im mendon se është vetë-urrejtje, por unë vetëm i dua ato, i kam në hundë, në gjuhë, në sy, ndoshta kam shkuar shumë larg, po filloj të dukem sikur jam duke shkaktuar dhimbje me qëllim,”-tha ai. “Më vjen keq për gjysmën e jetës sime, që nga dita kur kam lindur derisa arrita të korrigjoj vetën… Mendoj për viktimat që kam lënë prapa, më vjen keq.”

/Ora News

SHKARKO APP