“Më quanin të çmendur!”Njihuni me 69-vjeçarin që i kushtoi 24 vite mbjelljes së pemëve

Dikur konsiderohej si i çmendur nga bashkëfshatarët e tij, por indoneziani Sadiman ka bërë të mundur kthimin e kodrave të thata në pyje të gjelbra pas 24 vitesh përpjekje.

I konsideruar si “gjyshi” 69 vjeçari ka punuar pa pushim për të mbjellë pemë në kodrat Java pas zjarreve për të pastruar  tokën për kultivim.

Mendova me vete, nëse nuk mbjell pemë, kjo zonë do të thahet,”  tha Sadiman.

“Nga përvoja ime pemët e “Banyan” dhe pemët “Ficus” mund të ruajnë shumë ujë.

Ai ka mbjellë rreth 11 mijë  pemë “Banyan” dhe 250 hektarë “Fikus” të cilët ndihmojnë në rruajtjen e  ujërave nëntokësore dhe parandalimin e erozionit të tokës.

Falë përpjekjes së tij burimet e ujit janë  formuar aty ku toka ishte dikur e thatë.

Megjithatë, në fillim, pak banorë të fshatit e vlerësuan punën e tij, raporton Reuters.

“Njerëzit më përqeshën për sjelljen e farave dhe pemëve në fshat, sepse ata ndiheshin të shqetësuar pasi besonin se kishte shpirtra në këto pemë,” shtoi Sadiman.

Disa madje menduan se ai ishte një i çmendur sepse shkëmbeu fidanë për dhitë që rriti, ” tha një fshatar, Warto.

“Në të kaluarën njerëzit mendonin se ai ishte i çmendur, por shikoni rezultatin tani,” shtoi Warto.

Ai është në gjendje të sigurojë ujë të pastër për të përmbushur nevojat e njerëzve në disa fshatra.”

“Mungesa e shiut në zonën ku ai mbolli pemë i kishte kufizuar dikur fermerët në një korrje të vetme në vit, por tani, burimet e bollshme të ujit sigurojnë dy ose tre,” tha ai.

“Shpresoj që njerëzit këtu të kenë jetë të begatë dhe të jetojnë të lumtur. Dhe mos e digjni pyllin pa pushim, ”shtoi Sadiman, me një vezullim në sy.

SHKARKO APP