Më shumë se 3 filxhanë kafe në ditë, zvogëlon gjinjtë
Edhe pse mund t’ju duket se nuk ka shans që të ekzistojë ndonjë lidhje midis kafes dhe madhësisë së gjinjve, lidhja ekziston gjithsesi.
Siç konstatojnë shkencëtarët, teprica e kafeinës mund të rregullojë hormonet në trupin e femrës, që si pasojë do të ndikojnë në madhësinë e gjinjve të saj.
Një hulumtim i bërë në Suedi ka zbuluar se femrat të cilat konsumojnë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, në masën prej 17% i kanë gjinjtë më të vogla se ato që e konsumojnë më pak kafen.
“Do të zvogëlohen, por nuk do të zhduken”, pohon sakaq me shaka, autorja e hulumtimit Helena Jernstrom, për “Telegraph”.