Më thuaj çfarë hunde ke, të të them çfarë karaktekteri je

Thuhet se, forma e hundës nxjerr në pah karakterin e njeriut. Nëse doni të dini se çfarë lloj personi është dikush, vëzhgoje mirë hundën e tij dhe ju do të gjeni tiparet kryesore të karakterit. Por, sa janë në gjendje individë të ndryshëm të lexojnë personalitetin e njeriut, përmes formës së hundës?
Forma e hundës ndryshon me rritjen e moshës dhe është e ndryshme te njerëz të ndryshëm. Ajo mund të jetë hundë e drejtë, hundë e harkuar, hundë tatëpjetë e theksuar, hundë e shkurtër, hundë e trashë, hundë e rrafshët, hundë me gungë, të cilat zbulojnë pikat vendimtare për personalitetin e njeriut.
Besimet antike shpjegojnë se, hunda e madhe simbolizon fuqinë dhe forcën, ndaj dhe këta persona janë më tepër rezistues ndaj alergjive, sesa ata me hundë të vogël. Ndërsa kinezët thonë se, sa më të dalë ta kesh hundën, aq më shumë do të kujdesesh që t’i bësh punët mirë dhe të vëresh me kujdes çdo detaj. Këta njerëz janë të ndjeshëm për gjëra të vogla dhe kanë gjithnjë plane. Ndërsa njerëzit me hundë të vogël janë të dhënë pas perfeksionit, por kërkojnë dobinë dhe praktikën. Njerëzit me hundë të vogël nuk përqendrohen te detajet, por te gjërat e mëdha.
Hunda klasike e drejtë dhe e ngushtë zbulon një person të frymëzuar, por shumë funksional, që ka aftësi organizative. Këta janë njerëz, të cilët në kohën e krizës është mirë t’i kemi pranë. Njerëzit me hundë “greke” nuk i kap paniku, ata dinë të mendojnë logjikisht dhe emocionet i mbajnë për vete. Në punë janë shumë efektivë.
Njerëzit me një hundë të gjërë janë të moderuar, nuk nxitojnë në marrjen e vendimeve dhe kanë një aftësi të fortë për të ndikuar mbi të tjerët. Ndërsa njerëzit, të cilët kanë një hundë të lakuar, pak në rënie, si sqep shqiponje, shpesh krijojnë rrugët në jetën e tyre dhe nuk ndjekin të tjerët. Ata nuk kërkojnë aprovimin e të tjerëve dhe kanë prirje të jenë rebelë. T.Ch

SHKARKO APP