Merkel: Kur ra muri i Berlinit po bëja sauna
Angela Merkel, 35 vjeçe në ate kohe, ishte nje njeri i zakonshëm. Ajo ëndërronte të hante ostrike në Perëndim, te pinte nje birre atje, por njed ite pas rrëzimit të murit, ajo iku shpejt në pune ashtu sic ben cdo njeri i zakonshëm. Dhe gruaja e displinuar, ka qenë gjithmonë e tille, nuk u vonua deri në Agim per te festuar rënien e tij. “Vajza” e Helmut Kohlit, sic e thërrisnin, u kthye në shtëpi. Ky tregim, i thene thjesht, u publikua gjatë nje takimi në qytezën Assia të Géraut brut. «I telefonova mamase dhe i thashë se sonte do të ndodhte dicka. Ishte e enjte. Dhe une shkoja gjithmonë me me mikeshën par tëbërë sauna. Kështu qe vajta të veja sauna “, kujton Merkel.
“Kur u ktheva, pikërisht në Bornholmer Strasse, pashe shume njerëz qe vraponin. Atëhere, dhe kete nuk do ta harroj kurre, ka qenë ora 10 e gjysmë apo 11, ndoshta edhe pak me shume, thjesht vajta pas këtyre njerëzve. Isha vetem, gjithmonë pas të tjerëve “, shton ajo.
“Me pas u gjendëm në pjesën e Berlint Perëndimor. Kishim formuar nje grup. U futëm në nje apartament në Perëndim dhe njerëzit kërkonin të telefononin në shtëpitë e tyre. Doja të telefonoja tezen. Çdokush donte të bente dicka. Disa prej nesh iken me tej “, tregon Merkel.
“Une ndërkohë, nje dite me pas duhej të shkoja shpejt në pune, isha Teper e rregullt. Kështu qe pas disa oresh dhe pasi piva birren ne Perendim, u ktheva në shtëpi, nga ora 1 apo 1 e gjysmë “, shton kancelarja.
“Por, e kujtoj ende, ishte vetem nje kanoçe birre … dhe me nje gje të tille nuk isha mësuar në RDGJ”, përfundon tregimin e saj të thjeshtë, kancelarja gjermane, Angela Merkel.