Meshkujt i përdorin telefonat më shumë, sesa femrat

Edhe pse tradicionalisht është besuar se meshkujt nuk përfshihen shumë në biseda, ndërkohë që femrat kanë dëshirë të flasin, studimi i fundit tregon ndryshe. Një studim i kohëve të fundit ka shfaqur se meshkujt janë më të varur nga përdorimi i telefonave sesa femrat. Meshkujt shpenzojnë më shumë kohë duke folur me njerëz, ndërkohë që femrat luajnë më shumë lojëra. Kompania Direct Line ka bërë eksperimentin studiues, duke instaluar një softuer në telefonat e 50 njerëzve, duke përcjellë kështu sesi përdoren telefonat nga meshkujt dhe femrat. Rezultatet e këtij studimi kanë sjellë njohuri se si përdoren këto pajisje në baza ditore. Kështu, ka rezultuar se meshkujt përdorin një orë më shumë telefonin gjatë ditës. Koha mesatare e përdorimit ka dalë të jetë 2 orë e 44 minuta për meshkujt dhe 1 orë e 41 minuta për femrat.

SHKARKO APP