Meteori i Ylberit i zbuluar në Kosta Rika mund të përmbajë kodet e pazbuluara të krijimit të jetës
Kuriozitete E Enjte, 22 Gusht 2024 14:10
Është një kohë e mirë për të qenë gjuetar meteorësh në Kosta Rika, shkruan LiveScience. Një shkëmb i vogël dhe i butë hapësinor, i shpërbërë në copa gjatë rënies më 23 Prill 2019 në Kosta rika hamendësohet te këtë informacione të rëndësishme të krijimit të jetës.
Zjarri prej balte me madhësi të lavatriçeje të zakonshme shpërtheu përpara se të binte në tokë fillimvitin e shkuar në Kosta Rika. Vendasit gjetën copëza të shpërndara midis dy fshatrave, La Palmera dhe Aguas Zarcas. Ndërsa meteoritet qëllojnë papushim Tokën, këto copëza ishin të veçanta. Asteroidi që i solli ata ishte një mbetje e butë e sistemit të hershëm diellor, i përbërë nga pluhuri dhe shtjellat e mjegullnajave, që në fund të fundit do të formonte sistemin tonë diellor, të krijuar kështu nga yje me moshë më të vjetër. Dhe nga meteoritet që binin poshtë, nga Aguas Zarcas, i përkasin një klase të rrallë të quajtur chondrites karboni, të cilat u formuan në orët e para të shfaqjes së sistemit diellor dhe zakonisht janë të mbushura me karbon. Ky shkëmb i veçantë hapësinor përmban komponime komplekse të karbonit, me gjasë duke përfshirë aminoacidet (të cilat bashkohen në formë, proteina dhe ADN) dhe mbase blloqe ndërtimi të tjera, madje edhe më komplekse të jetës ngase njohim dhe janqë hulumtuar.
Ndërsa copëza të tjera shkëmbore nga sistemi diellor shumë i hershëm, u bënë pjesë të planeteve, kjo mbeti e paprekur dhe ndryshuar me kalimin e kohës, vetëm përmes reaksioneve kimike të drejtuara nga rrezet e diellit që nxitën krijimin e gjithnjë e më shumë komplekseve kimike.
Një meteor i mëparshëm që shpërtheu mbi Murchison, Australi, më 1969 kishte karakteristika të ngjashme. Aminoacidet e zbuluara në argjilën e tij, shton për LiveScience, Joshua Sokol, ndihmuan në përhapjen e idesë se jeta në Tokë mund të ketë origjinën nga kimikatet e shpërndara të meteoritëve. Dhe si meteori Murchison, ky fragment thotë, Aguas Zarcas, përmban pluhur nga Rruga e hershme e Qumështit, përpara se të formohej sistemi ynë diellor.
Përgatiti: Albert Vataj