Meteori shpërthen sipër Qipros

Zyrtarë të Qipros janë pushtuar me njoftime të qytetarëve se qielli është shndritur përnjëherë dhe se pastaj është dëgjuar një shpërthim shurdhues. Policisë i janë paraqitur njerëz, të cilët pohojnë të kenë parë një objekt të çuditshëm vezullues në kurorën e maleve Troodos në natën ndërmjet së enjtes dhe të premtes. Banorë të atij rajoni thonë se në qiell kanë parë një dritë gjelbër-bardhë e pastaj kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm të largët, i cili edhe ka dridhur tokën, njoftojnë mediat të huaja. Jordanis Dimitriadis, zëdhënës i Shërbimit gjeologjik të Qipros ka thënë se nuk është gjetur dëshmi që objekti nga gjithësia atë natë të ketë rënë në Tokë. Nëse raportet për meteorin mbi Troodosin janë të saktë, Dimitriadis thotë se me siguri ai ka qenë një gur i madh dhe se ka shpërthyer lart në qiell e copat e tij janë shpërndarë. Policët ndërkohë janë vënë në kërkim të pjesëve eventuale të meteorit. Shënime të agjencisë NASA thonë se 13 mijë e 500 shkëmbinj kozmikë, përfshirë asteroidet dhe kometat e të gjitha formave, gjenden në largësi prej 50 milionë kilometrash nga orbita e Tokës. 30 nga objekte të tilla brenda vitit ia dalin të vijnë deri te Toka, por ato digjen në atmosferën e saj. Shumë nga meteorët që bien në Tokë nuk vërehen për shkak se bien në oqeane ose në vise të pabanuara. Sivjet, megjithatë është parë një meteor duke rënë në Atlantik. NASA ka njoftuar se ai ka qenë një gur me diametër nga 5 – 7 metra. Në muajin shkurt ai shpërtheu në oqean afër bregdetit të Brazilit. “Meteorët e kësaj madhësie nuk paraqesin ndonjë problem”, ka thënë astronomi-bloger, Phil Fil Plit . “Po të kishte ndodhur në vendbanim, meteori do të kishte thyer disa dritare dhe sigurisht do t’i kishte frikësuar shumë njerëzit, por nuk mendoj se do të kishte shkaktuar ndonjë dëm më të madh”, ka thënë ai.

SHKARKO APP