Microsoft në 2018 do të përdorë 50% energji të rinovueshme
Google, Microsoft, dhe Apple kanë premtuar përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për furnizimin e pajisjeve të tyre.
Microsoft ka planifikuar të përdorë 50% energji të rinovueshme gjatë vitit 2018.
Microsoft premtoi se do ta rrisë në 50 përqind masën e burimeve energjitike të rinovueshme në vitin 2018 dhe ta çojë atë deri në 60 përqind deri në fund të kësaj dekade.
Shifrat aktuale janë 44% e rinovueshme dhe 56% tradicionale. Microsfot ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje sipas të cilës do të shtojë 20 megavat të energjisë diellore si burim energjie për rrjetin e saj në Virginia.