Mijëra dele pushtojnë rrugët e kryeqytetit spanjoll
Mijëra dele kanë marshuar në rrugën e Madridit të dielën, duke kremtuar festivalin vjetor të Transhumance, i cili feston traditat e kullotjes në bujqësinë spanjolle. Mijëra njerëz panë gjithashtu festivalin e kafshëve. Rruga e paradës nga Cuesta de la Vega në Alfonso XII rikthen në rrugë migrimin 700-vjeçar përmes kryeqytetit spanjoll, ku dikur ishin fusha të hapura dhe pyje. Barinjtë paguan një sasi simbolike prej njëqind “maravedish” – një monedhë të shekullit të 11-të – tek zyrtarët e Bashkisë për lejen për të kaluar rrugën mbretërore. Festivali është festuar në Madrid që nga viti 1994.