Miliarderët, të dështuarit dhe të suksesshmit e vitit 2014

Është e kuptueshme se për miliarderët paratë shkojnë dhe vijnë dhe nuk është aspak e pazakonshme për ta, nëse një ditë humbin qindra mijëra dollarë dhe ditën tjetër mund të fitojnë më shumë. Në një studim të “Forbes” janë përcaktuar pikërisht miliarderët që kanë luftuar tregun dhe ata që janë mposhtur nga tregu. Warren Buffett është një nga investitorët më të rëndësishëm në SHBA dhe ajo që vlen të përmendet për filantropistin e suksesshëm janë pikërisht shifrat marramendëse prej 14 miliardë dollarësh, që mbushën arkën e tij personale këtë vit. Vlera e pasurisë së Buffet u rendit në vendin e 31-të nga “Forbes’, mes 400 kompanive me njerëzit më të suksesshëm. Një tjetër i suksesshëm që përveç se ka grumbulluar miliona $ është pikërisht Mark Zuckerberg, i cili përveç të tjerave ka pasur një vit tepër të rënduar dhe të lodhshëm, mbi të gjitha për faktin se nxori jashtë loje Jahn Koum, krijuesin e aplikacionit “whatsapp” duke e blerë atë për 22 miliardë dollarë në muajin shkurt dhe duke e çuar pasurinë e tij në 10 miliardë dollarë. Larry Ellison është një tjetër miliarder i suksesshëm, i cili për një moment dha dorëheqjen nga kompania “Oracle”. Por rënia e aksioneve në bursë bëri që Ellison, të rikthehej duke fituar kështu plotë 8.5 miliardë.

Por kush tjetër humbi në 2014?! Padyshim që nuk do të mungonte ish-CEO i Microsoft Steve Ballmer, i cili e la Kompaninë e Microsoft në shkurt të 2014.

Por ka dhe raste kur të pasurit, humbasin dhe shifra të mëdha nga pasuria e tyre, nga ku mund të përmendim edhe humbësi më i madh konsiderohet Sheldon Adelson. Rënia e bizneseve të tij (Hoteleri dhe Kazino) ka kushtuar plot 10.8 miliardë këtë vit. Gjithashtu CEO i Amazon.com Jeff Bezos  pati një rënie drastike të të ardhurave vjetore prej 8.8 miliardë dollarësh.

V.TH/ Koha Jonë

SHKARKO APP