Ministri i Financave turpërohet nga fëmija: Nuk di sa bëjnë 7 herë 8!
Ministri britanik i Financave, George Osborne, u turpërua kur refuzoi t’i japë përgjigje një fëmije 7 vjecar lidhur me një pyetje të thjeshtë matematikore. Paneli i nxënësve intervistonte ministrin në lidhje me ekonominë britanike, por refuzoi t’i përgjigjej pyetjes se thjeshtë të një nxënësi se, sa bëjnë 7×8. “Nuk do të futem në një seri të pyetjeve të tilla… Kam krijuar një rregull jetësor që të mos u përgjigjem pyetjeve të matematikës”, i tha Osborne vogëlushit, kur nxënësi ia dha vetë përgjigjen. Për shmangien e kësaj përgjigjeje, ministri është përqeshur në Britani.