Ministri i Jashtëm britanik pasardhës i largët i mumjes së Bazelit?
Pasioni i Boris Johnson për prejardhjen gjenealogjike është i destinuar për të qenë akoma më shumë i ushqyer nga një lajm i ardhur nga Zvicra.
“Studiuesit kanë zbuluar një lidhje të largët mes ministrit të Jashtëm britanik dhe një mumjeje të gjetur në vitin 1975 pranë një altari të kishës Barfusserkirch të Bazelit”, sipas BBC.
Bazuar në rezultatet e kërkimeve të fundit, një grua që i përkiste një familjeje të pasur, Anna Catharina Bischoff, ishte lindur në Bazel në vitin 1719 dhe kishte vdekur në vitin 1787.
Ajo ishte prekur nga sifilizi dhe kjo shpjegon sasinë e madhe të merkurit që gjendej në trupin e saj, që u përdor në atë kohë për të parandaluar sëmundjen, gjë që mundësoi ruajtjen të paprekur të mumjes përgjatë shekujve.
Substanca toksike, sipas ekspertëve, do të ketë qene edhe shkaku i vdekjes për gruan e pasur, shkruan ata.
Me këtë test të ADN-së është bërë i mundur studimi gjenealogjik i detajuar, që ka çuar në lidhjen e Anna Catharina me ministrin Johnson, të parët e të cilit përfshijnë von Pfeffel, një familje e lidhur me Bischoff.