Miss Minnesota/ Për herë të parë në garë një vajzë me sindromën Down (Foto)
Kuriozitete E Diel, 18 Korrik 2021 07:00
Mikayla Holmgren është 22 vjeçe dhe jeton në Stillwater (Usa). Ajo është vajza e parë me sindromën Down, e cila mori pjesë në konkursin e Miss Minesotas.
Mikayla edhe pse nuk fitoi titullin e vajzës më të bukur por ajo hyri në histori.22-vjeçarja, e cila mori me vete titullin e “Shpirti i konkursit” studion në universitet dhe është një balerinë profesioniste.
Ajo ishte vënë re nga organizatorët e konkursit të bukurisë pas fitores së Minnesota Miss Amazing, një garë dedikuar femrave me aftësi të kufizuar.