Misteri 5000 vjeçar, arkeologët kinezë zbulojnë varret e lashta

Arkeologët në Kinë kanë zbuluar varret e lashta 5000 vjeçare me burra rreth 2 metra të gjatë. Zbulumi i skeleteve të njerëzve jashtëzakonisht shumë të gjatë dhe të fortë, u bë në fshatin fshatin Jiaojia. Arkeologët filluan gërmimin e 104 shtëpive të rrënuara dhe 205 varreve në vitin 2016. “Njerëzit në atë kohë konsumonin ushqime të ndryshme dhe shumë të pasura ndaj kishin fizik ndryshe”, është shprehur Fang Hui nga Universiteti i Historisë dhe Kulturës në Shandong. Mendohet se burrat më të gjatë, të gjendur në varre të mëdha, kishin status të lartë. Gjatësia e tyre lidhet me mundësinë e tyre për të blerë ushqim më të mira. Arkeologët gjetën dëmtime në kokë dhe kockat e këmbëve të disa prej trupave që mendohet të jenë shkaktuar nga betejat e pushtetit midis njerëzve të rangut të lartë. “Studimi dhe gërmimi i mëtejshëm është i një rëndësie të madhe për të kuptuar origjinën e kulturës në Kinën lindore”.

SHKARKO APP