Misteri i zhdukjes së 43 studentëve në Meksikë

Ekipet e specializuara të provincës së Guerrero në Meksikën jugore kanë vërtetuar se 129 trupat e gjetur në 60 varreza masive në dhjetë muajt e fundit nuk i përkasin ndonjërit prej 43 studentëve të rrëmbyer më 27 shtator të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë meksikane thuhet se janë gjetur më shumë se 120 trupa nga të cilët 100 janë kufoma meshkujsh dhe 20 të grashë, ndërsa shtatë prej tyre nuk kanë mundur të përcaktojnë gjininë. Ndërkohë vetëm 16 trupa janë identifikuar..

Familjet dhe miqtë e studentëve të zhdukur dje në kryeqytetin e vendit, Mexico City, mbajtën një demonstratë për mos gjetjen e studentëve të zhdukur. Familjet, në ditën e 26 të çdo muaji mblidhen për të protestuar.

Në qytetin e Iguala, i cili i takon krahinës Guerrero, më 26 shtator disa student protestuan për shkak të cilësisë së dobët të arsimit. Në konfliktin e tyre me policinë u vrarë gjashtë persona dhe 25 u plagosën 25. Pas konfliktit, disa studentë, për herë të fundit u panë më 27 shtator, kur u morë me forcë nga disa automjete.

Kjo ngjarje ishte shkaku i shumë protestave, por edhe i zemërimit të madh të shkaktuar nga popullata meksikane. Me këtë rast, më 4 nëntor, u arrestua ish-kreu i Iguala, Jose Luis Abarca dhe gruaja e tij Maria de los Angeles Pineda për krim të organizuar, vrasje dhe rrëmbim.

SHKARKO APP