Mjekët i gjejnë 263 monedha në stomak pacientit
Mjekët në Indi janë shokuar kur kanë gjetur në stomakun e një pacienti të paraqitur me dhimbje të forta barku, 7 kilogramë metal.
Maksud Khan, 35 vjeç ishte dërguar me urgjencë në një spital në Satna, Madhya Pradesh, Indi me dhimbje barku, por mjekët kanë gjetur në stomakun e pacientit plot 263 monedha, rreth 100 gozhdë dhe dhjetëra brisqe. Mjeku Priyank Sharma, që kreu ndërhyrjen kirurgjikale, u shpreh se kjo ishte gjëja më e çuditshme me të cilën ishte përballur në karrierën e tij.
Familjarët thanë se 35-vjeçari mund ta kishte nisur zakonin e ngrënies së metaleve pasi kishte kaluar në depresion, por askush nuk e kishte vënë re këtë sjellje të pazakontë të të riut.