Mjekët ia nxjerrin 15 gjilpërat në penis

Një burrë 35 vjeç është shtruar në spital, pasi i kishte ngulur vetes 15 gjilpëra rrobaqepësie në penisi. Ky burrë i kishte pasur gjilpërat brenda penisit për më shumë se një vit, por së fundmi është shtruar në spital pasi kishte dhimbje të forta dhe gjakderdhje gjatë urinimit. Mjekëve u është nevojitur një orë e gjysmë që t’ia heqin gjilpërat nga penisi. HuaShuang Morninr Post, kishte raportuar se ky burrë ishte pranuar në spitalin ushtarak Shenyang në provincën kineze Liaoning më 20 qershor. 15 gjilpërat e ngulura thellë në penis, ishin të masave të ndryshme nga 5 deri në 10 centimetra. Ai ka pranuar se këto gjilpëra i kishte ngulur në organin gjenital që para një viti. Por, është interesant fakti se si këto gjilpëra i ka ngulur me vetë dëshirë, pasi disa miq i kishin thënë se me kalimin e kohës ato do ta ndihmonin gjatë marrëdhënieve seksuale.

SHKARKO APP