Momenti kur era e motorit të aeroplanit vret një grua (VIDEO)
Një grua në Zelandë të Re ka ndërruar jetë në ishullin e Karaibeve, Sint Maarten, pasi era e fortë e krijuar nga ndezja e motorit të një aeroplanit e ka përplasur atë për toke.
Incidenti ndodhi në aeroportin e famshëm ndërkombëtar “Princess Juliana”, i cili ndodhet pak metra larg plazhit.
Pushuesit mund të ecin pranë rrethojave të aeroportit teksa aeroplanët ngrihent.
Policia ka thënë se gruaja 57-vjeçare po mbahej prej një rrethoje para se fuqia e ndezjes së motorit të aeroplanit ta hidhte atë mbrapa për toke, duke i shkaktuar lëndime serioze.
Ajo u dërgua në spital për trajtim, ku ka ndërruar jetë më vonë më vonë.