Monedha 800 vjeçare prej ari del në ankand, shitet për gati gjysmë milioni paund

Një monedhë ari, gati 800-vjeçare, e cila tregon portretin e parë “të vërtetë” të një mbreti anglez, është shitur për gati gjysmë milioni paund. Monedha me portretin e Henry III është cilësuar të jetë që nga viti i largët 1257.

Ajo u shit në ankand në Teksas për 526 mijë paund, pas17 oferta u bënë për monedhën. Mbreti anglez, Henry mori fronin në moshën 9 vjeç, pas vdekjes së babait të tij, mbretit John dhe mbretëroi nga viti 1216 deri në vitin 1272.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?