Mori çmimin “Zotëria i shëmtuar”, rivalët: Gara ishte e padrejtë

 

Çmimi i njeriut më të shëmtuar, ose siç njihet ndryshe “Zotëria i shëmtuari”, është një garë në Zimbabve që realizohet prej tre  vjetësh.

Kanë qenë të shumta reagimet, pas çmimit tw fundit. Disa po e gjykojnë këtë garë si jo të drejtë, sepse fituesi i kësaj gare nuk është aq i shëmtuar.

Gjykatësit të shtunën kanë zgjedhur 42 vjeçarin, Mison Sere, duke vlerësuar kështu se dhëmbët e tij e bëjnë atë një person shumë të shëmtuar.

Por përzgjedhja e tij nuk i ka pëlqyer shumë William Masvinu, që mban titullin si “Zotëria më i shëmtuar”  që prej vitit 2012.

Masvinu është shprehur se Sere është shumë i mrekullueshëm, për të fituar një çmim të tillë për shëmti.

“Unë jam i shëmtuar vetvetiu. Kurse ai është i shëmtuar vetëm kur e hap gojë”.

“A mos duhet në këtë garë të humbasësh dhëmbët që të fitosh”.

“Kjo është padrejtësi”, është shprehur Masvinu.

SHKARKO APP