Motër e vëlla arrestohen të mitur, lirohen pas 16 vitesh

Dy të mitur nga Florida kanë dalë nga burgu, pasi kanë shlyer dënimin prej 16 vitesh. Ngjarja ka ndodhur më 6 janar 1999, 12-vjeçari, Curtis Jones dhe 13-vjeçarja, Catherine Jones, të cilët kanë vrarë të dashurën e babait të tyre. Sipas raporteve policore, ata vranë të dashurën e babait, pasi ishin xhelozë sepse i ati i lajmëroi se së shpejti do të martohej me të. Ndërkohë që ekzistojnë edhe raporte të tjera, të cilët tregojnë se dy fëmijët e familjes Jones kane qenë të abuzuar seksualisht nga një anëtar tjetër i familjes dhe ata po planifikonin që ta vrisnin atë, të dashurën e babait dhe babain e tyre, pasi këta dy të fundit nuk ju besonin për telashet e tyre, shkruan Florida Today. Catherine Jones në një intervistë për USA Today në vitin 2009 tha se nuk është pishman që ka kryer këtë krim, pasi ishte mënyra e vetme që të largohej nga abuzimi. “Në një pikë isha e lumtur që isha larg atij tmerri. E di që tingëllon keq, por isha të paktën e sigurt”, tha ajo. Ata të dy janë liruar pa e përfunduar dënimin prej 18 vitesh me kusht që të kenë sjellje të mirë. "Unë po lirohem në një ambient të panjohur për mua. Unë nuk e kam përjetuar asnjëherë të dërgoj një mesazh në telefon, nuk i kam dhënë asnjëherë makinës. Nuk di shumë gjëra, kam shumë frikë për të ardhmen time", tha ajo. "Nuk di të mbush një aplikacion për punësim, të menaxhoj të hollat, të punoj, të shkruaj mesazhe telefonike, të shkoj në intervistë pune, etj.. Po e lë burgun si 30-vjeçare, por realisht jam akoma 13-vjeçare”, përfundoi Jones.

 

SHKARKO APP