Motra medicinale nga Teksasi akuzohet për vrasjen e dhjetëra fëmijëve
Autoritetet amerikane kanë ngritur akuzë kundër një motre medicinale nga Teksasi, e cila ndodhet në burg për shkak të vrasjes së një fëmije më 1982, duke theksuar se besohet që ajo në atë kohë ka vrarë madje 60 fëmijë. Janine Jones (66) njëkohësisht po vuan dënimin prej 99 dhe 60 vjet burg në Gejtsvil për vrasjen e një foshnje 15-muajshe më 1982 dhe për shkak të shkaktimit të sëmundjes së një fëmije katër javësh, i cili ka mbijetuar. Ajo i kishte dhënë vajzës një injeksion vdekjeprurës. Autoritetet njoftuan se kundër Jones është ngritur akuzë për shkak të vdekjes së Josua Soyer, 11-muajsh, e cila sipas prokurorëve ka vdekur për shkak të dozës së madhe të anti-epileptikëve. Gjatë punës së saj në spitalet dhe klinikat në Teksas, fëmijët kanë vdekur për shkak të komplikimeve në rrethana të panjohura.