Mrekulli Krishtlindjesh! Prindërit i japin puthjen e lamtumirës, vogëlushja kthehet në jetë!


Një mrekulli e vërtetë do të jenë këto Krishtlindje për një familje të re britanike, teksa vogëlushja e tyre vetëm 1 vjeçe ‘u kthye’ nga vdekja. Vetëm 5 muaj më parë, Franceska, 41 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Lee Moore­Ëilliams, 44 vjeç shihnin me shpirt të dërrmuar teksa vajza e tyre 1­vjeçare jepte frymën e fundit. Prindërit vendosën të bënin një foto të fundit me vajzën e tyre të dashur përpara se mjekët të fiknin aparatin e frymëmarrjes që mbante në jetë vogëlushen, pasi sipas këtyre të fundit, Bella, e shtruar prej kohësh në terapi intensive për shkak të një sëmundjeje të rëndë, nuk mund të luftonte më tej. Por vetëm 30 minuta pasi prindërit i dhanë lamtumirën dhe aparati i frymëmarrjes ishte fikur, Bella nisi të lëvizë këmbët me forcë dhe të bërtasë. Nesër, pas një përmirësimi që ka çuditur mjekët dhe prindërit e saj, vogëlushja Bella do të festojë Krishtlindjet me familjen në shtëpinë e saj.

SHKARKO APP