Mund të jetë kurë për të trajtuar koronavirusin, ilaçi që prodhohet nga kjo bimë

Përveç vaksinës, nuk ka kurë specifike për të trajtuar koronavirusi.

Por nga një studim që është bërë në Britaninë e Madhe, thuhet se ilaçi që përfitohet nga bima me emrin Thespia, mund të jetë kura e ardhshme për Covid-19.

“Ndërsa jemi akoma në fazat e hershme të hulumtimit për këtë antiviral dhe ndikimin e tij në mënyrën se si mund të trajtohen viruse të tilla si COVID-19, këto zbulime janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha profesori Kin-Choë Chang, i cili drejtoi studimin së bashku me kolegët në Agjencinë e Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve, Universiteti Bujqësor i Kinës dhe Instituti Pirbright.

“Pandemia aktuale thekson nevojën për antivirale efektive për të trajtuar infeksionet aktive, si dhe vaksinat, për të parandaluar infeksionin,” tha ai.

“Duke pasur parasysh se pandemitë e ardhshme ka të ngjarë të jenë me origjinë shtazore, ku ndodhin përhapja kafshë në njeri dhe anasjellta (njeri në kafshë), një brez i ri i antiviraleve, të tilla si thapsigargin, mund të luajë një rol kryesor në kontrollin dhe trajtimin e infeksioneve të rëndësishme virale si te njerëzit ashtu edhe te kafshët”, shtoi Chang.

Shkencëtarët zbuluan se antivirali, në doza të vogla, shkakton një përgjigje imune “shumë efektive” kundër tre tipeve kryesore të viruseve të frymëmarrjes njerëzore, përfshirë COVID-19.

SHKARKO APP