Mundohet të fusë të dashurin në kurth, ai e “tradhton”

Një burrë mbipeshë nga Meksika e ka pësuar rëndë pas kurthit që i ngriti e dashura për të testuar besnikërinë e tij.

E dashura bëri që të futej në një palestër ku do kishte një trajnere seksi, por nuk e mori parasysh se ai do flirtonte hapur me të.

Pamjet janë filmuar live dhe vajza po shikonte gjithcka, ndërsa ndihej shumë e poshtëruar nga veprimet e tij.

Kur do shkëmbente numrin e telefonit, trajnerja e pyeti nëse kishte të dashur dhe meksikani e mohoi që të ishte në një lidhje dashurie me dikë tjetër.

Mendohet se menjëherë pas kësaj, marrëdhënia e tij ka marrë fund pas një debate të gjatë mes tyre.

YouTube player

SHKARKO APP