FANTASTIKE/ Murgesha sfidon policin në futboll (video)

Një polic dhe një murgeshë nga motrat Domenikane janë filmuar duke luajtur futboll me njëri-tjetrin në mes të rrugës gjatë festivalit të ‘Zonjës së Tridhjetë’ në Irlandë. Dukej sikur të dy po bënin një sfidë të hapur, edhe pse nuk u kuptua se cili ishte fitimtari. Në fillim të klipit duket qartë se polici i quajtur, Garda O’Connell di të kontrollojë shumë mirë topin, por ajo që surprizoi ishte murgesha. Në fillim po luante e qetë, por më pas tregoi se ka talent për këtë gjë pasi e mbajti topin edhe me shpatull, një taktikë e përdorur më së shumti nga futbollistët profesionistë. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, ku murgesha mori vëmendje të madhe dhe pati shumë komente ku të gjithë habiteshin për aftësitë e saj.

YouTube player

SHKARKO APP