Muzika melankolike përmirëson humorin

Muzika e lehtë qetëson shpirtin dhe ndjell ndjenjën e rehatisë dhe kënaqësinë. Ky është rezultati i publikuar së fundmi nga një ekip studiuesish në Universitetin e Durham në Britani dhe Universitetin e Jyväskylä në Finlandë. Studimi i publikuar në Plos One, thekson efektin e dyfishtë që muzika ka në psikikën e njerzëve. Në situata ku njeriu është në një gjendje emocionale të trishtuar, është i prirur që të dëgjojë muzika të trishtuara, të cilat korrespondojnë me atë që ndjejmë në atë moment. Por sipas studimit, muzikat melankolike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e humorit dhe gjendjen shpirtërore. Studimi i zhvilluar nga dy grupe akademike, morën në konsideratë emocionet e 2436 personash, të cilët dëgjonin melodi të trishta. Në përfundim të studimit u vu re, që personat që degjuan muzikë të trishtë deklaruan që ishin më të qetë, më të lumtur dhe plot energji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?