NASA: Dy hëna në Sistemin Diellor kanë përbërësa që e mundësojnë jetën

Dy hëna – njëra në fluturim orbital rreth Saturnit, e tjetra rreth Jupiterit – kanë përbërësa të nevojshëm për mbështetjen e jetës mikrobiale, tha mbrëmë agjencia amerikane, NASA.

Këto gjetje në Enceladus, që është hëna e Saturnit, ishin bërë nga sonda e gjithësisë, Cassini, e cila është në fluturim orbital rreth Saturnit për 13 vite.

Të gjeturat në Europa, që është hëna e Jupiterit, ishin zbuluar nga teleskopi kozmik, Hubble.

Shkencëtarët e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, thanë se tufat e mëdha të gazit të prodhuar në sipërfaqe të Enceladusit indkikojnë prani të gazit të hidrogjenit, i cili potencialisht mund të furnizoj si burim i energjisë kimike për jetë mikrobiale.

Burimi i tufave paraqet aktivitet hidrotermal në shtresën e një oqeani të Enceladusit.

Kërkuesit thanë se mikrobet – nëse ndonjë ekziston atje – mund ta përdorë gazin për të siguruar energji duke e kombinuar hirdogjenin me karbon dioksid të tretur në ujë, që është proces i cili e mbështet jetën mikrobiale në oqeanët e thellë të Tokës.

Në Europa, hëna e Jupiterit, teleskopi Hubble ka vëzhguar tufa që “me gjasë” kanë shpëthyer në vitin 2014 dhe 2016, dhe indikojnë për atë që shkencëtarët besojnë se është formë e energjisë kimike, që mund të jetë e nevojshme për jetë.

“Ky është shikimi më i afërt që ne e kemi pasur deri tash, për identifikimin e vendit me disa përbërësa të nevojshëm për ambient të përshtatshëm për jetë”, tha zyrtari i lartë i NASA-s, Thomas Zurbuchen.

SHKARKO APP